Rikthehet Kupa, Tirana streha në Elbasan
Nesër në dy fusha do të luhet për ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Do të hapë Egnatia dhe Laçi në orën 13:30 dhe pa tifozë. Ndeshja e parë 0-1. Më pas (17:00), po për turin çerekfinal të edicionit të 72-të të Kupës Partizani pret Kukësin në Kompleksin Partizani me ë kuqtë favorit pasi fituan të vajtjes 0-1.
Ndërkohë të mërkurën e 6 marsit janë planifikuar dhe 2 duelet takimet e tjera të kësaj faze. Tirana dhe Teuta diskutojnë biletën për të shkuar gjysmëfinale me duelin që sipas klubit bardheblu do të zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit. Starti në orën 13:30 teksa sfida e parë ka përfunduar pa gola 0-0.
Sakaq, Vllaznia -Erzeni mbyllin raundin çerekfinal me takimin mes tyre i planifikuar për në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Sfida e parë e parë luajtur në Rrogozhinë u fitua nga Erzeni 2-1./Sportiim.al/