Italia, rivali i Shqipërisë në Gjermani, humb lojtarin e Kombëtares

Berardi, 9 gola dhe 3 asistime në këtë kampionat, sapo ishte kthyer nga një dëmtim i meniskut. Ai nuk kishte luajtur asnjë minutë që nga 16 janari kundër Juventusit.
Verona-Sasuolo e përfunduar pak më parë 1-0, i sjell një dëmtim të rëndë Domeniko Berardit.
Në minutën e 60-të të ndeshjes, sulmuesi i Sasuolo-s, i cili kthehej në formacion pas dy muajsh, në një aksion u rrëzua papritur duke kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor.
Kështu Sasuolo humbet sërish Berardin teksa rrezikon t’i japë lamtumirë kombëtares ‘Axurre’ në nivel evropian. Gjendja e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe Berardi u largua nga fusha pa këmbën mbështetëse teksa për të u tha se bëhët fjalë për këputje të tendinit të Akilit.
Koha e rikuperimit nga lëndimi do të jetë në mënyrë të pashmangshme shumë e gjatë. Për numrin 10-të zikaltër, sezoni përfundon këtu dhe madje edhe kampionati europian është tashmë vetëm një ëndërr.