Shpërthen Lotito: Serie A drejt rrënimit

Pas skandalit arbitrar në duelin Lacio- Milan 0-1 flet kreu i Lacios duke shigjetuar drejtuesit e Serie A për padrejtësi të qëllimëshme e rrënim ekonomik të klubit të tij

Një version horror i Di Belo-s del në skenë dhe përcakton humbjen e bardhekaltërve të mbetur me 8 lojtarë dhe të privuar nga një penallti evidente gjatë pjesës së parë. Është absolutisht e kotë të flasim për ndeshjen sepse nuk ishte një ndeshje por kronika e një vdekje të paralajmëruar, siç nënvizoi Lotito preidenti i Lacios në fund të ndeshjes Lacio- Milan 0-1 luajtur të premten.

I vetmi foli presidenti i Lacios: “Tani nuk ka më rregulla dhe secili bën si të dojë.

Duke qenë se Lacio është një klub i pakëndshëm që nuk duhet t’i afrohet zonës që garanton Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm, ja një tjetër arbitrim i papërshkrueshëm që largon gjithnjë e më shumë skuadrën nga turi europian.

Jemi të sigurt se ka filluar një betejë shumë e ashpër mes Serie A League dhe FIGC, rezultatet e së cilës aktualisht janë të paparashikueshme.

Ajo që mbetet është shija e hidhur e futbollit italian tani në rrëmujë, i qeverisur nga institucionet e shkatërruara dhe të vjetruara që po e çojnë atë drejt rrënimit ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!