Verstapen nis mbrojtjen e titullit, Red Bull kap dy vendet e para

Kampioni i Botës në F1 në fuqi, vendos diktatin që në start…

Botëror i ri por skenar i njëjtë. Formula 1 nis me Maks Verstapen që fiton dhe dominon Çmimin e Madh të Bahreinit. Dalja e parë e kampionit të botës është thjesht një triumf i plotë dhe një shfaqje e madhe fuqie.

Për Maks, tre herë kampion bote, kjo është fitorja e tij e 55-të në F1. Mënyra më e mirë për të nisur sezonin e ri, duke lënë pas të gjitha polemikat e krijuara nga çështja ‘Horner’.

Vendi i dytë për një Serxhio Perez i cili plotëson dopietën e Red Bull por edhe vërteton rëndësinë e Verstapen për ekipin. Meksikani bëri një garë të shkëlqyer, por përfundoi me një diferencë prej mbi 20 sekondash nga shoku i tij i skuadrës.

Kompletues i podiumit është Karlos Sainz i cili me një paraqitje të shkëlqyer tërheq zvarrë një Ferrari shumë të shpejtë por ende larg Red Bull. Piloti spanjoll mori me forcë pozicionet nga Leklerk dhe Rasell përpara se të përpiqej të mbante ritmin e Perez dhe të përfundonte i treti./Sportiim.al/

Mbërritja në pisten e Sakhir:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!