Tre sfida, e premtja ofron Egnatia- Dinamo pa…tifozë
Përgatiti: Erga Kenga
Abissnet Superiore, akti i parafundit i fazës së tretë, zhvillohet në dy ditë. Do të nisë sot me tre sfida teksa të shtunën elita do të mbyllë javën e 26-të me klasiken Vllaznia- Tirana dhe derbin Teuta- Erzeni.
Në Rrogozhinë takohen në një impiant pa tifozë (vendasit dënuar nga Disiplina me dy takime pa tifozë) Egnatia vendase me Dinamon e Dritan Mehmetit. Te vendasit do mungojnë Aleksi dhe Ndreca dy futbollistë titullarë por dhe Gjata e Lemine. Situatë analoge te blutë pasi dy qendrat e mbrojtes Rustem Hoxha dhe Zhoselin Behiratçe nuk janë në listë për këtë takim.
Intersant edhe dueli i Laçit me bardhezinjtë të cilët nuk po i’a gjejnë dot ‘çelsin’ fitoreve në shtëpi. Ata presin Skënderbeun me të cilin i kanë fituar të dyja përballjet e para sezonale (2-0 dhe 0-1) ndërsa Mirel Josa i ka të gjithë futbollistët në dispozicion përpos Paulo Zhunior (kartonë).
Në anën tjetër ekipi juglindor, shpesh me befasi në ndeshje të caktuara… Pasi mundën javën e kaluar Partizanin 1-0 duke u rritur në klasifikim, edhe sot do të tentojnë të raujnë trendin pozitiv.
Ndërkaq në orën 17:00, Partizani do të presë në ‘Kompleksin Partizani’ Kukësin e vendit të fundit. Ecuria e dobët e të kuqëve gjatë javëve të fundit dhe pozicioni katastrofik i verilindorëve, shoqëruar me 7 humbje radhazi, favorizojnë ekipin e Orges Shehit, ama te kampionët në fuqi do duhet të bëjnë llogaritë pa Rrapajn (pezulluar nga Disiplina me 3 takime) por dhe pa Skukën dhe Mensah të lënduar.
Abissnet Superiore, java 26-të:
Sot:
Egnatia- Dinamo Siti 13:30
Laçi- Skënderbeu 13:30
Partizani-Kukësi 17:00
Të shtunën:
Teuta-Erzeni 17:00
Vllaznia- Tirana 17:00