Nis Formula 1, drejtori i Red Bull i shpëton hetimit
Formula 1 nis këtë fundjavë Botërorin 2024 me skuderitë dhe pilotët më të karikuar se kurrë. Nga pista e Bahreint e për të mbyllur te ajo e Abu Dabit më 12 dhjetor 2024.
Ndërkohë kampionët në fuqi të Red Bull, kanë patur një problem me njërin nga drejtuesit e kampit austriak. Drejtori i ekipit u akuzua për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një punonjësi.
Njoftimi:
Është zyrtare: Kris Horner mbetet në vendin e tij te skuderia e Red Bull. Hetimi i brendshëm i nisur në lidhje me “sjelljen e papërshtatshme” ndaj një punonjësi ka pastruar plotësisht akuzat nga drejtuesit e ekipit. “Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është refuzuar,” tha Red Bull në një deklaratë.