Formula 1 nis 2 mars, te Ferrari krehohen me…Hamilton
Nxehet situata para Botërorit të ri në F1, 23 garat zyrtare nisin nga Bahreni dhe mbyllen më 26 nëntor në Abu Dabi.
“Mendoj se ishte një lëvizje mjaft e natyrshme në fund që solli Luis Hamilton te Ferrari. Kishte kuptim që ne të merrnim një pilot me përvojën e tij dhe një listë kaq prestigjioze çmimesh. Besoj se ai mund të jetë një pikë referimi për zhvillimin e ekipit në të ardhmen. “
Kështu u shpreh mes të tjerave shefi i Kokëkuqes Frederik Vasër në një intervistë për Sky Sport.
Me anglezin që shkon në Maranelo në 2025, vëmendje marrin dy pilotët startues për Kampionatin Botëror që fillon të shtunën më 2 mars.
E gjitha nis me Çmimin e Bahrenit, ku Sharls Leklerk dhe Karlos Sainz (së bashku me inxhinierët dhe mekanikët) do të sjellin SF24 e re garuese në Botërorin 2024 (të prezantuar të martën e kaluar).