Haland barazoi rekordin e Roberts të vitit 1926

sportiim2

Erling Haland bëri histori duke shënuar pesë gola në fitoren 6-2 të Mançester Sitit në FA Cup ndaj Lutonit të martën në mbrëmje.

Falë edhe Kevin De Bryne i cili dha 4 asiste, sulmuesi norvegjez hyri në librat e rekordeve duke u bërë lojtari i parë i ‘Qytetarëve’ që nga viti 1926 që shënon pesë gola në një ndeshje të FA Cup.

Frank Roberts ishte asi i Sitit që shënoi pesë gola në ndeshjen 11-4 kundër Kristal Palasë afro 100 vjet më parë.

Haland ka shënuar pas 3′ minutave lojë e më pas realizoi sërish në minutat 18, 40, 50 dhe 58.

Një performancë e pabesueshme, në të cilën kontribuoi ndjeshëm edhe Kevin De Bryne duke dhënë katër asistime.

?>