Duele të nxehta, Superiorja përball skuadrat e fundit…
Garë e hapur për ‘Final Four’, europën, dhe mbi të gjitha qëndrimin në Superiore. Ky është momenti i skuadrave të elitës së këtij edicioni të 85-të të futbollit shqiptar për të ndezur motorët në maksimumin e mundshëm.
Sot në fushë 6 skuadra me qëllime të ndryshme. Nëse në Rrogozhinë, Egnatia ka luksin të luajë e qetë ndërsa kryeson e shkëputur nga vendi i dytë, e kundërta ngjet me Teutën (vendi i 8) e cila pikët i ka determinante.
Ndërkaq vështirë të parashikohet sfida e mbijetesës në “Kukës Arena” me vendasit që përballen me Erzenin. Dy ekipet e fundit për “goditjen” e fundit.
Po aq i ndjeshëm pritet të figurojë edhe ndeshja e Korçës në përballjen Skënderbeu- Partizani (17:00).
Sot java e 25:
Egnatia- Teuta 13:30
Kukësi-Erzeni 13:30
Skënderbeu- Partizani 17:00
Të hënën:
Dinamo Siti-Vllaznia 17:00 (në Durrës)
Tirana- Laçi 17:00 (në Elbasan)