Flamurtari thyen Korabin dhe kap….Vorën

Me dy sfidat e sotme në Vlorë dhe në Lushnje, u mbyll java e 21-të e Kategorisë së Parë. Flamurtari mundi me dy gola të Indio de Oliverës Korabin e Peshkopisë duke arritur të kapë në klasifikim Vorën e cila po sot u mund në ‘Roza Haxhiu’ nga Lushnja vendase me shifrat 2-1.

Për lagunarët të dy golat u shënuan nga veterani Mikel Canka. Goli i vetëm i Vorës erdhi nga Prengaj.

Ndërkohë kreu mbahet nga Bylis me 51 pikë i ndjekur nga AF Elbasani me 49-të. Në zonën play off janë Vora dhe Flamurtari me 39 pikë ndërsa Apolonia ka 31 e Korabi e Lushnja me 26 pikë. Për t’u rekuperua ndeshja e prapambetur Kastrioti- Bylis (21 shkurt).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!