Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Kombëve të Afrikës e treta në histori falë fitores 2-1 ndaj Nigerisë së Ademola Lookman.
Falë fitores, ‘Elefantët’ barazojnë Nigerinë me 3 fitore, vetëm Gana dhe Kameruni më i mirë, me përkatësisht 4 dhe 5 Kupa. Rekordi mbahet Egjipti me 7 trofe.
Ndërkohë finalja emocionuese, mori kahun e Nigerisë teksa në minutën e 38-të shënoi Trust- Ekong. Reagimi i vendasëve (Bregu i Fildishtë) ishte i menjëhershëm për të përmbysur rezultatin në 1-2.
Fillimisht Frank Kesi barazoi në minutën e 62-të, ndërsa golin e fitores për Bregun e Fildishtë e shënoi Haller në të 82′.