Kupa e Afrikës/ Nigeria në finale së bashku me…Bregun vendas

U deshën penalltitë për të vendosur finalistin e parë të Kupës së Kombeve të Afrikës. Nigeria do të sfidojë në finale fituesin mes Bregut të Fildishtë dhe Republikës Demokratike të Kongos.
Koha e rregullt Nigeri- Afrikë e Jugut përfundoi me rezultatin 1-1, me Nigerinë që kaloi në avantazh në minutën e 67-të falë penalltisë së shndërruar në gol nga Trost-Ekong.
Në minutën e 85-të, goli i Osimhenit u anulua para penalltisë për Afrikën e Jugut: Mokoena nuk gaboi nga pika ebardhë për 1-1.
Në goditjet e panalltive, Mokoena nuk arriti të realizonte gjatë gjuajtjes së penalltive përcaktuese: gabimi i tij dhe i Makgopës ishin vendimtar, Nigeria fitoi pavarësisht gabimit të Ola Aina me shifrat 4-2.
Ndërkaq më vonë u zhvillua gjysmëfinalja tjetër mes Bregut të Fildishtë dhe RD Kongos. Vendasit fituan 1-0 (Haller 65′) duke shkuar në finale./Sportiim.al/