Arbnor Muja nis me gol në Turqi, debuton edhe Muçi
Shqiptarët me këmbë të mbarë, edhe Enis Bardhi shënoi golin e dytë për Trabzanspor.
U fut si zëvendësues (69′) por Arbnor Muja shënon në fund për Samsunspor në duelin me Antaljaspor duke debutuar në mënyrë fantastike në kampionatin turk.
Aksioni nga e djathta, me ish lojtarin e Antverp i cili me një goditje të shpejtë pas një topi të kthyer në zonë e ndali në rrjetë duke i derguar shifrat në 2-0 (final).
Ndërkaq debutoi me Beshkitash edhe sulmuesi tjetër kuqezi Ernest Muçi. Tiranasi luajti që nga fillimi por Beshkitashi i tij ngeci në transfertë me Kajserispor në barazimin 0-0.
Goli i mesfushorit kuqezi Arbnor Muja me Samsunspor
🇹🇷 Goal: Arbnor Muja | Samsunspor 2-0 Antalyasporpic.twitter.com/p3zW7NQ5a0
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 12, 2024