Legjenda Jarni: Modriç mesfushori më i mirë, na duhet ndaj…Shqipërisë

Duke folur për sfidën e Dinamos së Zagrebit për Ligën e Konferencës me Betis Sevilje (të enjten), legjenda Robert Jarni u ndal edhe te situata e Kroacisë së tij në fazën finale të Euro 2024.

Ish futbollisti i Hajduk, Betis, Real Madrid, Torinos, Juventusit etj luajti 81 ndeshje me Kroacinë ndërsa tani në moshën 55 vjeçare trajnon moshat e U17 kroate.

Modriç është mesfushori më i mirë që kam parë ndonjëherë.

Jarni, i cili fitoi një medalje bronzi me Kroacinë në Kupën e Botës 1998, tha se kapiteni aktual i kombëtares, Luka Modriç, është mesfushori më i mirë që ka parë ndonjëherë.

– Edhe tani, në moshën 38-vjeçare, ai mund të luajë shumë mirë. Por kur e nxjerr nga loja dhe nuk e fut që në fillim të lojës… Nuk i bën mirë të luajë në minutat e fundit.

Kontrata e Modriç me Real Madridin, skuadrën kryesore të kampionatit spanjoll i skadon për katër muaj. “Siç i shoh unë gjërat, ai nuk ndihet shumë mirë atje dhe do të kërkojë të largohet (në një klub tjetër). Ky është futbolli, tha Jarni.

Në qershor, Kroacia do të luajë në Kampionatin Evropian në grup me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

“Do të na duhet Luka atje. Shpresojmë që ai të luajë si më parë dhe si luajti për Real Madridin. Sigurisht që do të luajë mirë, edhe pse do të duhet të luajë më shumë te Real Madrid për të ardhur më i përgatitur”, tha Jarni, duke theksuar përvojën e Modriçit si një faktor të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!