Protestë në Dortmund, Muja i bashkohet kolonisë shqiptare në Turqi
Arbnor Muja nga Antverp në Belgjikë nënshkruan për 3.5 vite te turqit e Samsunspor. Klubi turk:“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”.
Superliga turke shton frikshëm radhët me futbollistë shqiptarë. Cikalleshi, Roshi, Rroca, Et’hemi, Manaj, Veseli, Çekiçi, Muçi dhe së fundi Muja disa prej tyre.
Enzo Fernandez dëshiron të largohet nga Çelsi dhe i është vetëofruar Barcelonës. Ka kontratë deri në vitin 2032.
Ndeshja ndërmjet Borusia Dortmund dhe Fraiburgut (3-0) java e 21-të, u ndërpre për 12′ për shkak të një proteste të veçantë nga tifozët e pranishëm në tribunat e ‘Iduna Park’, të cilët hodhën monedha çokollate dhe topa tenisi në fushë për të protestuar kundër vendimit të Federatës Gjermane të Futbollit, e cila vendosi të lejojë hyrjen e kapitalit privat të huaj në klube.