Nevill e Kin, akuza skuadrave italiane e spanjolle për substanca…

Dy ikonat e Mançester Junajtid (vitet ’90) Geri Nevill dhe Roi Kin trazojnë opinionin sportiv duke aluduar se disa skuadra italiane përdornin substanca dopingu gjatë viteve 90′.

Gjatë transmetimit “The Overlap” në YouTube, ata rrëfyen disa episode që i shtynë të ngrinin më shumë se një dyshim për përdorimin e substancave të ndaluara nga disa skuadra të Serisë A të përballura në Kupat evropiane të asaj periudhe.

Nevill tha: “Unë mendoj se ka pasur disa skuadra kundër të cilave kemi luajtur që nuk ishin të pastra. Nuk mund të përmend skuadra apo lojtarë, por duke parë se çfarë ndodhi më pas në çiklizëm dhe me mjekët…

Ne ishim në formë, por unë dola nga fusha kundër një skuadre italiane duke u ndjerë i shkatërruar dhe mendova se diçka nuk shkonte. Nuk dua që të jetë një justifikim, por diçka nuk ishte në rregull.”

Roi Kin: “Kur u përballa me disa skuadra u shkatërrova. Por kundër disa skuadrave italiane shikoja fytyrat e lojtarëve dhe m’u duk sikur ata nuk e kishin luajtur lojën.”


Ai më pas foli për skuadrat e tjera, cilësitë teknike të të cilave e bënë të dyshonte se nuk ishin në nivel:

“Në përgjithësi ata ishin Real Madridi apo Barcelona, ​​asnjë ekip tjetër nuk më bëri të dyshoja nëse isha mjaftueshëm mirë. Në Barcelonë mendoj se kam prekur katër ose pesë herë topin, por në nxemje. Ne nuk arritëm t’u afroheshim atyre. Humbëm 4-0 dhe madje e konsideruam veten me fat.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!