Hasani para mediave, nesër ndeshja e parë zyrtare me Rapid…

Kampionati rumun rinis nesër, flet Florent Hasani: ‘Te Rapidi atmosfera fantastike’

Ish sulmuesi bardheblu Florent Hasani (10 gola me Tiranën këtë edicion) është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri i klubit rumun, Rapid Bukuresht gjatë dhjetorit 2023.

Krahas tij te Rapidi, u afrua edhe (ish futbollisti i Ballkanit) Ermal Krasniqi nga Kluzh (te Rapid aktivizohet edhe Albion Rrahmani) dhe së bashku me kroatin Damjan Xhokoviç e serbin Borisav Burmaz, folën sot para takimit që skuadra e tyre do të luajë nesër në orën 19:00 ndaj Universitatea Krajovë 1948.

Florent Hasani tha:

“Jam i lumtur që jam në Rapid. Vendosa me zemër të jem këtu. Mendoj se kemi një ekip me cilësi. Do të luftojmë për vendet e para. Duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe mendërisht. Nesër do të luajmë për të fituar. Ne do të japim 100%. Atmosfera është fantastike këtu”.

Më tej foli edhe Ermal Krasniqi:

“Jam i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj nesër. Tifozët e dinë, sepse kam luajtur me CFR kundër Rapidit”. Sakaq Rapid gjëndët në vend të 4 ndërsa rivali në pozicionin e 9-të të ligës rumune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!