Bonuçi ‘turk’, lajme me ‘dron’ e avionë pa… ‘oksigjen’

Bajern Mynih ka zyrtarizuar blerjen e re me emrin Erik Dajer. Kontratë deri në qershor me opsion rinovimin. Numri në fanellë i anglezit me përvojë do të jetë 15.

Leonardo Bonuçi u prezantua sot nga presidenti i Fenerbahçes Ali Koç si futbolllisti më i ri i skuadrës nga Stambolli. Kontratë deri në fund të sezonit.

Xhejdon Sanço riktheht zyrtarisht te Dortmund. Mban numrin 10-të.

Dron spiun gjatë stërvitjes së Algjerisë në Bregun e Fildishtë para se të startojë kompeticioni AFCON më 13 janar. Arrestohet personi inicius.

Momente tmerri përjetuan lojtarët dhe stafi i Gambisë në udhëtimin e tyre në Bregun e Fildishtë përpara fillimit të Kupës së Afrikës. Problem mungesa e oksigjentin në avion.

Sipas pacientit Erikson, doktorët i thonë se ka rreth një vit për të jetuar pas diagnozës tronditëse të vitit të shkuar me kancer në prostatë. Sven Erikson (75) ka drejtuar si trajner Lacion, Romën, Fiorentinën, Sitin, Anglinë, Meksikën dhe shumë skuadra të tjera në gjithë botën.

Leroi Sane është pezulluar për tre ndeshjet e ardhëshme miqësore të Gjermanisë nga FIFA. Incidenti i tij në miqëoren me Austrinë (gjatë nëntorit të kaluar) shkaku…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!