Ronaldo shpalos ‘Topin e Artë’ në ‘San Siro’
Si sot më 4 janar 1998, teksa Serie A rifillonte kampionatin, luhej sfida më e rëndësishme e javës Inter-Juventus. ‘San Siro’ e tejmbushur me 81 mijë spektatorë në tribuna duke bërë nderin e duhur për Luis Nazario da Lima, i njohur si Ronaldo.
Braziliani i Interit pasi triumfoi në futbollin individual, ngre në ‘qiell’ Topin e Artë para ndeshjes. Ai është braziliani i parë që e fiton atë, pasi trofeu i France Football për një periudhë të gjatë ishte i destinuar vetëm për lojtarët evropianë.
Me këtë rregull Mesi nuk do ta kishte fituar kurrë një të tillë, por kjo është një çështje tjetër. Ronaldo kishte ardhur në verë për 48 miliardë lira, pasi kishte mahnitur në Ligën spanjolle me Barcelonën, duke fituar edhe Kupën e Kupave.