Çelsi i Brojës fiton derbin, Siti përmbys Everton

Java e 19-të e Premier League në Angli luajti këtë mbrëmje tre ndeshje mjaft lufatarake.

Derbi i Londrës Çelsi- Kristal Palasë u fitua nga skuadra e Poçetinos me shifrat 2-1 ndërsa në fushë për blutë nga minuta e 71′ edhe sulmuesi kuqezi Armando Broja (mori vendin e ukrainasit Mudrik).

Fitore të madhe mori Uolves në transfertë me ‘Bletët’ e Brentford 1-4.

Pak më vonë, ndeshja e fundit Everton- Mançester Siti i shkoi skuadrës së Guardiolës 1-3. Ndonëse Everton mbylli pjesën e parë 1-0, në të dytën, kampionët e Anglisë përmbysën në shfrat 1-3 final.

Ndeshjet sot, java e 19:

Brentford- Uolves 1-4

Çelsi- Kristal Palasë 2-1

Everton- Mançester Siti 1-3./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!