Kampion me Kukësin, Rrumbullaku në futbollin amator të Belgjikës
La gjurmë në Superiore me Kukësin teksa fitoi titull, Kupë e Superkupë (2017-2020). Më pas si shumë futbollistë me cilësi të mira, u “tret” në drejtim të paditur.
Gjirokastriti Simo Rrumbullaku (31) pas aventurës me verilindorët në kohën Ernest Gjoka, u largua drejt Rumanisë te UTA Arad, për t’u transferuar në Greqi te Ionikos Nikea e për të përfunduar së fundi te SC Eendracht Aalst në Divizionin e dytë VV A (Belgjikë).
Mbrojtësi i majtë u lagua kështu nga Kukësi…
Njoftimi i klubit për divorcin me Rrumbullakun.
“Marrëveshja mes klubit tonë dhe mbrojtësit të majtë ka përfunduar. Pas disa negociatave mes drejtuesve të FK Kukësit dhe futbollistit për të zgjatur bashkëpunimin, ka qenë dëshira e mëngjerashit për të provuar një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë.
27-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës sonë në merkaton e dimrit të sezonit futbollistik 2016-2017, arriti të fitontë titullin Kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.
FK Kukësi falenderon Simo Rumbullakun për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, shkruante klubi i Kukësit në “Facebook” asokohe./Sportiim.al/