Si sot/ E eleminoi Koreja e Veriut, Italia pritet me vezë dhe domate
Për kombëtaren e Italisë, nata e 24 korrikut 1966 pas dështimit në Kupën e Botës 1966 në Angli ishte mjaft e rëndë.
Nëse në 1958 nuk mori pjesë ajo e zhvilluar katër vite më vonë prodhoi kaos total të skuadrës dhe stafit në kthim. Tifozët e kanë konsideruar fatkeqësi eleminimin e tyre ndërsa disfata me Korenë e Veriut nuk është kapërdirë dot.
Kjo ka bërë që në aeroportin ‘Cristoforo Colombo’ në Xhenova, rreth gjashtëqind tifozë ishin pajisur me vezë dhe domate për t’i hedhur mbi të preferuarit e tyre me pretekstin se ata ishin tërësisht fajtorë.
Mes rrëmujës tifozët kanë goditur praktikisht të gjithë në stafin e trajnerit të kohës Edmondo Fabri.