Kupa e Botës në Arabi, ministri: Në verë apo dimër…

Në vitin 2034, Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës dhe është e pashmangshme të mësohet se në cilën periudhë të vitit do të luhet turneu i madh global.

Ministri saudit i Sportit, Princi Abdulaziz bin Turki Al Faisal, ndërhyri për këtë çështje dhe shpjegoi se ekziston një mundësi e dyfishtë: ajo të bësh si në Katar, pra të luash turneun në nëntor-dhjetor ose të qëndrosh me kalendarin klasik, qershor-korrik me stadiume frigoriferike.

Më poshtë disa deklarata të tij, të raportuara nga BBC: “Ne sigurisht që po studiojmë të dyja opsionet për të parë se cila është më e mira për organizimin e Kupës së Botës. E rëndësishme është të ofrojmë atmosferën e duhur për të pritur një ngjarje të këtij lloji”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!