2026/ Finalja e Botërorit në “MetLife Stadium”

Botërori i parë me 48 skuadra do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, Hapja në ‘Azteca’, finalja në ‘MetLife’

FIFA vendosi kalendarin e Botërorit 2026, finalja e të cilit do të luhet më 19 korrik në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi më 19 korrik 2026. Arena 82,500 vendëshe ka kushtuar 1.6 miliardë dollarë teksa është hapur në 2010 dhe ka kapacitetin më të lartë mes stadiumeve amerikane që presin Botërorin 2026.

Gjithashtu FIFA ka zbuluar se ndeshja hapëse do të zhvillohet në Estadio Azteca Mexico të enjten më 11 qershor 2026.

Ashtu si Meksika, ekipet kombëtare të Kanadasë dhe SHBA-së do të luajnë secila nga tre ndeshje të fazës së grupeve në shtëpi.

Kanadaja do të nisë fushatën e saj në Toronto të premten, më 12 qershor 2026, ndërsa SHBA do të nisë udhëtimin e saj në të njëjtën ditë në Los Anxhelos.

Toronto (Kanada), Mexico City (Meksikë) dhe Los Anxhelos (SHBA) do të presin ndeshjet hapëse të ekipeve të tyre kombëtare përkatëse të Kupës së Botës FIFA

Orari inovativ i ndeshjeve i krijuar për të minimizuar udhëtimet si për skuadrat ashtu edhe për tifozët, duke siguruar që pushimi dhe rikuperimi i lojtarëve të ketë prioritet gjatë gjithë turneut

Orari i turneut zbulohet drejtpërdrejt të dielën dhe mund të rishikohet në FIFA.com dhe FIFA+. Aty do të shihet edhe orari i ndeshjeve.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino tha:
“Kupa e Botës FIFA më gjithëpërfshirëse dhe më me ndikim ndonjëherë nuk është më një ëndërr, por një realitet që do të marrë pamje me 104 ndeshje në 16 stadiume në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga ndeshja hapëse në Estadio Azteca ikonë e deri te finalja spektakolare në Nju Xhersi, lojtarët dhe tifozët kanë qenë në qendër të planifikimit tonë të gjerë për këtë turne novator”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!