Ronaldo tjetër rekord individual

Al Nasr triumfon 4-1 në derbi ndaj Al Rijad, në një sfidë që përkoi me ndeshjen e 1200-të të Kristiano Ronaldos në futbollin profesionist.

Ishte pikërisht minuta e 33 teksa luzitani zhbllokoi këtë takim, duke kaluar Al Nasr në avantazh.

Ndërsa në minutën e 45+3’ Ronaldo i dhuroi asist Otavios, me këtë të fundit që dyfishoi avantazhin kur luhej shtesa e pjesës së parë..

Talisca realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 67’, teksa një minutë më pas miqtë reaguan me Gray, i cili shënoi golin e vetëm për Al Rijad.

Në të minutën e 90+4’, braziliani Taliska shënoi golin e katërt për Al Nasr.

Pas javës së 16-të të Saudi Pro League, kryeson Al Hilal me Al Nasr që renditet në vend të dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!