Paris shet aksione, buxheti i kampionëve rritet ndjeshëm
PSG i ka shitur një pjesë të aksioneve fondit amerikan Arctos, pas njoftimit të pronarit të klubit Al-Kelaifi disa muaj më parë se ai dëshironte të gjente blerës ndërkombëtar.
Ishte Katar Sports Investments (QSI) që njoftoi këtë partneritet të ri me Arctos, i cili nuk do të ndikojë në çështjet sportive të klubit apo fuqinë vendimmarrëse mbi PSG-në.
Fondi amerikan do të marrë 12.5% të klubit, për një kontribut prej 531 milionë euro me vlerën e përgjithshme që i është dhënë kompanisë PSG e cila shkon 4.25 miliardë euro.
Arctos Partners, u themelua në vitin 2019 dhe ka residencën në Dallas (SHBA). Ka interesa në disa organizata sportive profesionale në mbarë botën si MLB (Major League Baseball), NBA (North American Basketball League), MLS (Major League Soccer), NHL (la North American Ice Hockey League), Formula 1 dhe shumë ekipe futbolli në Europë.