Vijarealit i mjafton një pikë ndaj Makabi Haifa, e pret…Renës
Ndeshja mes Vijarealit dhe Makabi Haifa përfundoi pa gola dhe ishte e vlefshme për rikuperimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve.
Spanjollët e ‘verdhë’ u konfirmuan në vendin e dytë në Grupin F pas liderit Renës dhe në ditën e fundit do të ketë sfidën në Francë pikërisht me kryesuesit e grupit.
Verdhezinjtë dhe kuqezinjtë do të luajnë për vendin e parë pasi tani janë të kualifikuara për në fazën e 1/16-ve të Europa League, të enjten më 14 dhjetor në orën 18:45.
