Skandali/ Olimpiakos akuzon, Federatë e korruptuar
Java e 13-të e kampionatit grek vuri përballë Volos- Olimpiakos. Përgajtë saj, incidente, dhunë, tentaivë për të hyrë në fushë, gaz lotsjellës, dhe Akuza të rënda për federatën e Futbollit helen.
Situata e rënduar në stadiumin Panthessaliko të Volos ku Olimpiakos u barazua 2-2 nga Volos NFC.
Një ndeshje e karakterizuar nga gola të anuluar, penallti të mohuara ndaj bardhekuqve dhe madje edhe një tentativë për të hyrë në fushë nga tifozët e Olimpiakos, të zmbrapsur nga policia me gaz lotsjellës që çoi në ndërprerjen e ndeshjes.
Kjo ka bërë që klubi i famshëm grek të tërbohet duke akuzuar Federatën se ka zgjedhur arbitrin Papapetrou për të vendosur “paraprakisht” të ardhmen e kampionatit, ndërkohë që shteti dhe organet e drejtësisë janë tërësisht” indiferent ndaj situatës që po përjeton skuadra e tij dhe liga greke.
Sipas tyre e kanë lënë futbollin grek në duart e një “fati të errët”, me “mafien në pushtet”. “Çfarë do të ndodhë tani e tutje është e pasigurt. Mafia do të vazhdojë punën e saj çdo javë me arbitra, fishekzjarre dhe gaz lotsjellës si armë. A do të presim të ndodhë një tragjedi e paimagjinueshme përpara se qeveria të zgjohet dhe të veprojë?” shpjeguan drejtuesit e Olympiacos që vendosin hije të forta dyshimi mbi garën dhe drejtuesit e Federatës greke.
🇬🇷 | Volos 2-2 Olympiakos
— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) December 3, 2023
📌 Volos – Olympiakos maçında polisin deplasman tribünlerine sert müdahalesi sonrası olaylar büyüdü.
📌 Maç uzun süre durduktan sonra seyircisiz tamamlandı.pic.twitter.com/tX58sCfHd2