Protestat/ FA pret reagimin e Sitit
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2023/12/siti-protest-23.jpg)
- Pas barazimit spektakolar dhe sjelljes së futbollistëve të Sitit, FA vendos para përgjegjësisë klubin vendas.
Shënimi nga FA pas Mançester Siti-Totenhem, ndeshje e luajtur dje për ndeshjen e 14-të të Premier League e cila përfundoi 3-3.
Nëpërmjet shënimit të Federatës Angleze të Futbollit mësohet se Qytetarët, me rastin e protestave të lojtarëve të Pep Guardiolës pas një vendimi arbitrazhi, akuzohen se kanë shkelur rregullin E20.1 të rregullores duke mos; “parandaluar lojtarët e tyre nga duke mbajtur një sjellje të pahijshme” në minutën e 94-të të lojës.
Mançester Siti ka afat deri më 7 dhjetor për t’iu përgjigjur këtij komunikimi.