Kartoni portokalli së shpejti në Premier
Ndryshime në lojën e ‘kartonëve. IFBA-ja ajo që bën ndryshime në rregullore të futbollit, ka hapur dritën jeshile të përjashtimeve me kohë të caktuar për futbollistë të ndyshëm në ndeshje.
Në Angli janë gati ta implementojnë këtë risi pasi te moshat janë vënë në zbatim për herë të parë pezullime të tilla, ndërsa tani do të kërkohet që të ndërthuret ky rregull edhe në futbollin profesionist.
Megjithatë fillimisht mbetet për t’u për të parë nëse nga ky rregull është e mundur të aplikohet në nivelet më të larta. Sporte të tjera si regbia dhe hokej e kanë përdorur si formulë ndëshkuese.
Me gjasë një lojtar nëse merr portokalli do dëbohet nga fusha për afro 10 minuta e më pas mund të kthehet.