Nikolli: Në Spanjë ngrenë supet për Shqipërinë

Mesfushori anësor Jurgen Nikolli thotë se Shqipëria nuk duhet të druhet gjatë fazës finale të ‘Euro 2024’ në Gjermani.

“Besoj se Brupi B ka favorite kryesore Spanjën. Dëshiroj që të kalojnë Spanja dhe Shqipëria. Gjithësesi këtu (në Spanjë) shprehen se gjithëçka mund të ndodhë gjatë verës në Europian.

Për Shqipërinë, më së shumti ngrenë supet. Janë të befasuar nga fitoret e thella ndaj Polonisë dhe Republikës Çeke në kualifikuese”, tha mirditori.

Futbollisti luan në inferiore në Spanjë që prej vitit 2020. Fillimisht 23 vjeçari ishte pjesë e Racing Murcia më pas te Montekasijas, Algezares dhe së fundi te Carrus-Ilcit. Më herët Nikolli ka luajtur edhe në Austri me moshat e St.Polten. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!