Shqipëria/ “Gjermani 2024”, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA, ja linku

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut bashkëngjitur: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit  më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA KLIKONI KËTU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!