Katër trajnerët e Grupit B, TVE: Shqipëria e nënvlerësuar padrejtësisht
Mediat spanjolle e quajtën “grupin e vdekjes” grupin në të cilin do të luajnë Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria në qershor në Kampionatin Evropian në Gjermani gjatë verës së ardhëshme.
“Spanja ka hyrë në grupin e vdekjes”, raportoi gazeta sportive Marca menjëherë pas shortit të së shtunës. Ata theksojnë se kombëtarja spanjolle do ta hapë grupin me një ndeshje kundër Kroacisë më 15 qershor.
Edhe televizioni publik spanjoll TVE vëren se është një “grup i vështirë për Spanjën” pasi ata do të luajnë kundër kampionëve aktual të Europës, Italisë, “Kroacisë gjithmonë të rrezikshme” dhe “Shqipërisë së nënvlerësuar padrejtësisht”.
Nga ana tjetër Daliç për mediat kroate: “Padyshim që kemi tërhequr grupin më të vështirë të mundshëm”.
Ndërkohë rivalet e Shqipërisë luajtën jo larg finalen e Ligës së Kombëve. Spanja fitoi ndaj Kroacisë pas penalltive ndërsa Italia zuri vendin e tretë në atë “Final Four” ku bënte pjesë edhe Irlanda.