Ndalen Siti e Leverkusen, Inter gjunjëzon Napolin

Ndalesa e Mançester Sitit në barazimin 3-3 me Totenhem, kombinuar me fitoren e çmendur të Liverpul 4-3 ndaj Fulhem, ka bërë që Premier League të udhëhiqet nga Arsenal (fitoi dje 2-1 ndaj Uolves) me 33 pikë. Liverpul i dyti me 31 dhe Siti i treti me 30 pikë.

Po sot në Angli tri pikë mori Çelsi me Brajton 3-2, ndërsa Buornemuth-Aston Vila (3-3) dhe Uest Hem-Kristal Palasë (1-1) ndanë nga një pikë.

Ndërkohë në Bundesligë java e 13-të solli ndalesën e Leverkusen. Skuadra e Çabi Alonsos barazoi 1-1 me Dortmund. Mainz- Frajburg 0-1 dhe Augsburg Frankfurt 2-1.

La Liga, Barcelona- Atletiko Madrid (1-0) ishte ndeshja kryesore e javës së 15-të. Tri sfida pa fitues. Barazon Majorka 0-0 me Alaves, po kështu Almeria me Betis pa gola dhe 1-1 ndalet sfida Sevilja- Vijareal.

Ndeshje të shumta në Serie A me kryesfidën Napoli-Inter (java e 14) e cila prodhoi shifrat 0-3 për zikaltërit e Simone Inzagit. Sasuolo- Roma 1-2, Fiorentina- Salernitana 3-0, Udineze- Verona 3-3 dhe Leçe Bolonja 1-1.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!