Kukësi – Teuta pa fitues, mbetën në fund

Abissnet Superiore, Java 15:
Kukësi – Teuta 0-0

Kukësi – Teuta ishte sfida e radhës në Abissnet Superiore e vlefshme për javën e 15-të të këtij edicioni. Shumë javë pa fitore si për Kukësin, ashtu dhe për Teutën, teksa shtohet dhe një tjetër sfidë ku mungon 3-pikëshi në listën e tyre.

Nuk rezervon gola fraksioni i parë i sfidës me Tafas që vihet në provë disa herë më shumë se kolegu i tij. Për t’u përmendur dalja me të kuq e Lalës në radhët e Kukësit thuajse më fund të pjesës së parë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

Nuk prodhon gola as pjesa e dytë. Durrsakët, edhe pse në superioritet numerik, nuk bënë dot diçka më shumë për të marrë 3-pikëshin. Verilindorët sakaq ia dolën të mbronin rezultatin deri në fund për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje jo pak e vështirë për ta.

Barazim pa vlerë për të dyja ekipet që mbeten në fund të tabelës së klasifikimit. Skuadra e Edi martinit me 13 pikë, ndërsa ajo e Stavri Nicës me 3 më shumë. Kujtojmë që durrsakët kanë dhe një ndeshje të prapambetur ndaj Partizanit./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!