Dinamo fiton në fushë dhe …tribunë

Abissnet Superiore, Java 15:
Dinamo – Laçi 2-0 (Andoni 43′, Bardhi 90′)

Java e 15-të Abissnet Superiore vijoi me një tjetër përballje, atë mes Dinamos dhe Laçit ku kryeqytetasit fituan 2-0 përballë bardhezinjve të zhytur tashmë totalisht në krizë loje dhe rezultatesh.

Lojë më e qartë ajo e Dinamos në pjesën e parë edhe pse kryeqytetasit u shpërblyen vonë me golin. Ishta Andoni në minutën e 43′-të që ndëshkoi kurbinasit duke shënuar pak metra nga kuadrati i Dajsinanit.

Më e ndezur pjesa e dytë e takimit me Laçin që provon të kundërpërgjigjet dhe merr timonin e lojës, por duket se fati nuk është në anën e tyre me pafund përpjekje që shkojnë dëm.

Si për të vulosur gjithçka, në momentin më të mirë të miqve dyfishon Bardhi që pas një pasigurie të Dajsinanit dëgon topin në rrjetë dhe mbyll llogaritë e takimkt.

Sa i përket renditjes, janë dinamovitët ata që shkojnë në kuotën e 19 pikëve dhe ngjiten në vendin e pestë, ndërsa Laçi renditet i shtati me 16 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!