Dinamo kërkon vijimësi, Laçi për të dalë nga kriza
Java e 15-të Dinamo Siti- Laçi (16:00) në Durrës
Dinamo- Siti- Laçi e cila do të arbitërohet nga Eldorjan Hamiti, starton në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në ‘Niko Dovana’ të Durrësit. Dueli i dytë sezonal ndërsa sfida e parë u fitua nga blutë 0-1, pritet të jetë mjaft i ekuilibruar pasi vetë pikët nga 16 secila, dëshmon se diferencat janë fare pak të dukshme.
Me moral më të lartë skuadra e Mehmetit. Jo vetëm rritja persistente në klasifikim por dhe barazimi i fundit me Partizanin 0-0, tregon se blutë do të kërkojnë maksimumin nga kjo shtëpiake. Kryeqytetasit me kontigjent plotë.
Në kahun tjetër kurbinasit me 6 ndeshje radhazi pa fitore dhe një hendek i madh sa i takon mungesës së dy qëndrave të mbrojtjes Dajko dhe Paolo Zhunior.