Derbi ‘zgjon’ kryeqytetin, Tirana: “Erdhi Sahati’

Abissnet Superiore do të luajë sot tre ndeshje të javës së 15-të të saj. Kukësi- Teuta, Dinamo Siti- Laçi dhe Tirana- Partizani.

Padyshim vëmendje maksimale merr derbi i 172-të i kryeqytetit Tirana- Partizani i cili do të nisë në orën 19:00.

Sigurisht në ‘Air Albania Stadium’ pritet dyndje e madhe e dy tifozerive respektive. Sidoqoftë për vetë rivalitetin e hershëm, skuadrat duan tri pikët ndërsa si gjithë këto kohet e fundit, një derbi Tirana- Partizani ose anasjelltas vlen sa një “kampionat” i fituar.

Ndërkohë te Tirana prej ditësh kanë dalë me sloganin “Erdhi Sahati” duke frymëzuar jo vetëm skuadrën për më të mirën në fushë por dhe zgjuar akoma më shumë popullin bardheblu. Problemi i vetëm për ekipin e Ahmatajit mbetën dëmtimet të cilat e kanë përndjekur grupin përgjatë gjithë këtij edicioni. Me Hilën e pezulluar nga klubi, në pikëpyteje dy sulmuesit Patrik dhe Hasani.

Të kuqtë për të mos humbur terren me kreun që mbahet nga Egnatia. Partizani ka rekuperuar Sotën, Carën, Binsukën dhe Atanaskoskin. Jashtë mbetën të dëmtuarit Hoxha, Bytyqi. Gjithësesi te ‘Demat’ në këto javë nuk janë ndier mungesat dhe skuadra ka vijuar me rezultate pozitive. Ndeshja e parë luajtur me Partizanin pritës u fitua nga të kuq 2-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!