Grupi B/ Flasin trajnerët rivalë të Shqipërisë

Të shumtë ishin ata që donin Italinë në grup dhe ja te e kanë. Por në vazot e tjera askush nuk guxoi të zgjidhte Spanjën e Lius de la Fuente apo Kroacinë e Zlatko Daliç.

Goglat e vendosën skuadrën kuqezi në Grupin B me tre gjigandë të futbollit europian e botëror me detyrën e re për të zhvilluar kampionatin tonë në këtë grup ferri.

Reagimet e trajnerëve rival në fakt vlerësojnë në maksimum Shqipërinë.

De la Fuente: “Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj”.

Daliç: “Shorti është i vështirë dhe dihet se kush janë rivalët. Ndeshjen  hapëse e kemi kundër Spanjës në Berlin, do të jetë spektakël”.

Spaleti: Debutimi me Shqipërinë, çfarë ndeshje do të jetë? Është e vështirë të bësh parashikime tani, ka edhe shumë muaj për të bërë. Shqipëria sigurisht ka treguar se di të qëndrojë në fushë. Spanja? E dimë që shumë varet nga ne niveli i gjendjes në atë moment, nga përgatitja që kemi mundur të zhvillojmë në këtë moment si në rritjen e kampionatit ashtu edhe në marrëdhëniet mes nesh”.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!