Ballkanin e “zë” bari i Arenës Kombëtare
Ballkani shfaqet mjaft i dobët në ndeshjen që për suharekasit do duhej të ishte finale.
Nëse në pjesën e parë luajti më mirë se Viktoria Plzen, kampionët e Kosovës, ndikuar ndoshta dhe nga mungesat, erdhën duke e zbehur lojën e tyre duke mos sjellë në Arenën Kombëtare (Tiranë), atë shpirtin luftarak dhe golat e bukur që ka realizuar në ndeshjet e këtyre dy sezonëve në Europë.
Teksa të gjithë prisnin fundin, të shoqëruar me presion të shtuar pse jo dhe golin fitues, skuadra e Dajës, thyhet në të 81′ nga Shulc.
Dalja e gabuar e Koliqit dhe pavendosmëria e Jashanicës për të larguar, i dhanë suksesin çekëve 0-1./Sportiim.al/