Daja rikthehet te “Dinamo” për të bërë gati sfidën me…

Drejtori tekniko-organizativ i Dinamo Sitit, Ermal Barushi, i bën jehonë skuadrës së Ballkanit dhe trajnerit të tij Ilir Daja.
Ndeshja e ditës së enjte mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, parashikuar të luhet në ‘Air Albania Stadium’, merr rëndësi të madhe për fatet e skuadrës nga Suhareka e Kosovës.
Drejtori ka postuar një material informativo-shpjegues duke bërë të ditur se Ballkani po stërvitet në Arbanë.
Postimi i Barushit:
Dinamo City hap dyert për miq specialë. Qendra stërvitore e klubit kryeqytetas në Arbanë ka pritur këtë të martë kampionët e Kosovës, Ballkanin.Presidenti Adrian Bardhi shprehu menjëherë gatishmërinë për t’i ofruar Ballkanit jo vetëm fushën stërvitore, por gjithçka tjetër që ka kompleksi.Ishte vërtet kënaqësi që Dinamo City të priste në shtëpinë e saj ekipin që po bën krenarë gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës.
Për me tepër që Ballkani drejtohet nga një dinamovit, si Ilir Daja. Po ashtu, edhe ndihmësi i tij, Artim Pollozhani, është shpallur kampion në Shqipëri me fanellën e Dinamos.Klubi blu uron me zemër që kjo stërvitje në Arbanë t’i sjellë fat Ballkanit për ndeshjen e së enjtes me Viktoria Plzen në ‘Air Albania’./Sportiim.al/