Dortmund kalon Milanin dhe kualifikohet, dalin nga grupi Lacio e Atletiko Madrid

Haland nga sot lojtari më i ri në histori (23 vjeç e 130 ditë) që ka arritur 40 gola në Champions League. Norvegjezi gjithashtu figuron lojtari që ka arritur këtë moment historik në më pak ndeshje (35).

Ndeshjet e xhiros së 5-të në grupet e Ligës së Kampionëve prodhuan gola të shumtë e verdikte të parakohëshme.

Në Grupin F, veç Dortmundit të kualifikuar, PSG, Njukasëll dhe Milan luftojnë për biletën e dytë.

Ndërkohë skuadra si Siti (kualifikuar që nga raundi 4) dhe Barça edhe pse nisën duke pësuar, arritën të përmbysnin. Sidomos Barcelona e cila tani ka siguruar kalimin nga grupi.

Më tej, me përfundimin e ndeshjeve të sotme të ditës së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, mbërrijnë jo vetëm emrat e klubeve të reja të kualifikuara për në fazën për 1/8 at, por edhe të atyre që i japin fund aventurës në kompeticionin më të lartë kontinental.

Tri skuadra tashmë janë matematikisht jashtë çdo aktiviteti sezonal në Europë, Antverp, Selltik dhe Zvezda, ndërsa Jang Bojs dhe Fejnord “zbresin” në Europa League.

Rezultatet:

Grupi E:

Lacio-Selltik 2-0

Fejnord- Atletiko Madrid 1-3

Grupi F

Milan- Dortmund 1-3

PSG- Njukasëll 1-1

Grupi G:

Mançester Siti- Lajpcig 3-2

Jang Bojs- Crvena Zvezda 2-0

Grupi H:

Shaktar Donjetsk -Antverp 1-0

Barcelona-Porto 2-1/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!