Silvinjo: Kualifikimi i Shqipërisë, në memorie për gjithë jetën

E kush do mund ta imagjinonte një fushatë të tillë kualifikuese të Shqipërisë për Gjermani 2024 të siguruar me një javë nga fundi i kualifikuesëve në grup. Ia doli skuadra, ia arriti Silvinjo, strategu brazilian tashmë kthyer në hero të gjithë shqiptarëve.

La prapa Çeki e Poloni dhe mes tyre një Moldavi për t’i ngatërruar në llogari. Sidoqoftë pas triumfit matematikor, kreu i pankinës pasi festoi si i ‘çmendur’ me lojtarët, tha ndër të tejra:

“Një sfidë e bukur! E kam pranuar me shumë dëshirë. Që në fillim e kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar, kështu rezultoi. Objektivi im ka qenë që të vinim në nëntor dhe të ishim në garë për kualifikimin dhe ky objektiv u arrit. 

Ishte një sfidë e dëshirë, një ëndërr. Nuk ka qenë aspak e lehtë, besoj shumë tek puna. Kjo ishte me të vërtet një ëndërr e madhe.  

Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për të gjithë jetën. Ne brazilianët e kemi këtë tendence, e lidhjes së ngushtë me lojtarët. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që bëmë dhe arritëm”, u shpreh Silvinjo.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!