Kualifikimi/ Shqipëria fluturon në “Gjermani”

Kualifikuese EURO 2024:
Moldavi – Shqipëri 1-1 (Baboglo 87’/Cikalleshi 25′ pen)

Nga Sara Gjidiaj

Rishkruhet historia! Shqipëria prek ëndrrën “Gjermani 2024” me biletën e siguruar tashmë zyrtarisht falë barazimit 1-1 ditën e sotme në transfertën moldave. Kombëtarja jonë udhëhoqi deri në limite por në fund ishte rezervuar vetëm një pikë për 11 të besuarit e brazilianit Silvinjo.

Start i qetë për kuqezinjtë që zgjedhin të mbrojnë në minutat e para e më pas të fitojnë terren për të avancuar drejt sulmit. Shtohen kërcënimet para portës moldave me Seferin që fiton një penallti dhe e lë në këmbët e Cikalleshit për ta kthyer atë në gol.

Dirigjon lojën ekipi i maestro Silvinjos por nuk mungon as rreziku vendas që disa herë vë në provë Berishën me këtë të fundit shumë herë vendimtar. Vetëm në fund do të thyhet mbrojtja dhe muri i gardianit kuqezi me Baboglo që barazon shifrat 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt pas një momenti jo të mirë të miqve.

7 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje. Edhe një e fundit ndaj Ishujve Faroe për t’u kompletuar kalendari i këtyre kualifikueseve ku janë regjistruar deri më tani 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar për 14 pikë dhe vendin e parë në Grupin E provizorisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!