Përdhunimi/ Alves rrezikon 10 vite heqje lirie

Gjykata: “Deklaratat e viktimës së pretenduar, ato të dëshmitarëve dhe ekspertiza janë konsiderueshme dhe prova të mjaftueshme”

Dje u bë publik vendimi i seksionit 21 të Gjykatës së Barcelonës për dërgimin e Dani Alves në gjyq për krimin e përdhunimit të kryer në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Megjithatë, sipas transmetuesit spanjoll Antena 3, procesi gjyqësor i cili pritet të zhvillohet në tremujorin e parë të vitit 2024, mund të mos zhvillohet sepse ekziston mundësia e një marrëveshjeje mes ish-futbollistit dhe viktimës.

Në fakt avokatët e Alves kanë paraqitur një propozim: katër vjet burg (ai rrezikon 10) dhe dëmshpërblim të konsiderueshëm për viktimën. Një skenar i cili ende nuk është konfirmuar publikisht as nga avokatët, as nga denoncuesja, një grua identiteti i së cilës nuk është zbuluar kurrë. Dani Alves është i ndaluar në burgun katalanas të Brians 2 që nga 20 janari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!