Dështimi/ Al Itihad shkarkon trajnerin e njohur
Klubi shakrkoi një ish trajner të Uolves, në skenë një tjetër ish i Uolves. Lopetegui në pole…
Afrimet e bujshme te kampionët në fuqi të Al- Itihad në Arabinë Saudite si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinjo, Luiz Felipe dhe Pedro Zhota pritej të bënin diferencën në mënyrë të pashmangshme. Në vend të saj, skuadra është e gjashta në renditjen në Ligën Pro Saudite, me 21 pikë të fituara në 12 ndeshje dhe tashmë 11 pikë prapa liderit Al-Hilal.
Pesë ndeshje pa fitore në ligë dhe humbja e bujshme e së hënës në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër skuadrës modeste irakiane Al Quwa Al Jawiya e kanë bërë klubin të vlerësojë me kujdes pozicionin e trajnerit Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua përfundimisht fill pas ndeshjes së humbur me irakenët.
Ndërkaq pak më shumë se një muaj para fillimit të Kupës së Botës për Klube (Al-Itihad, kampionë të vendit pritës), Al Itihad është në kërkim të një trajneri të ri./Sportiim.al/