Murinjo para Leçes: Na kthehen Dibala e Sançes
Në prag të ndeshjes kundër Leçes, në progarm nesër (e diel) në ‘Olimpico’ të Romës (java e 11), trajneri verdhekuq Hoze Murinjo njoftoi rikthimin e Sançes dhe Dibala-së në skuadër:
“Renato dhe Paulo janë kthyer në ekip por nuk janë në kushte optimale. Sipas Departamentit mjekësor dhe trajnerëve përgatitorë janë pa rrezik dhe kjo është ajo që duhet të dëgjojmë. Ata kanë besim të mjaftueshëm për të qënënë fushë. Ata mund të na japin një dorë, të gjithë të tjerët që janë jashtë mbeten jashtë.”
Ndërkohë me Leçen, në formacionin e mundshëm figuron dhe mesfushori kuqezi Ylber Ramadani. Ndeshja e Serie A zhvillohet nesër në orën 18:00. /Sportiim.al/