Ronaldo/ Agjensia Spanjolle e të Ardhurave: Klinikë me probleme…

Kristiano Ronaldo duket se ka përfunduar në qendër të vëmendjes së Agjencisë Spanjolle të të Ardhurave në lidhje me klinikat e specializuara në transplantin e flokëve. Aty ku luzitani është bashkëthemelues dhe ambasador i saj.

Sipas El Confidencial Insparya, kjo klinikë ka lëshuar qindra fatura midis viteve 2019 dhe 2021 pa TVSH

Më tej mbrojtja e avokatëve të Insparaya ‘Medical Hair Clinic’ thotë se alopecia është një sëmundje dhe për këtë arsye përjashtohet nga TVSH.

Ndryshe mendon akuza pasi sipas saj, transplantet në fjalë janë bërë për qëllime estetike dhe për këtë arsye tatohen me 21%. Një telash më shumë për lojtarin e Al Nasr me të kaluar te Real Madrid./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!