‘Teletekst’/ Shkurt, sportive

Rodrigo zgjat kontratën me Real Madrid deri në vitin 2028. Braziliani 22 vjeçar ka që prej vitit 2018 në Madrid duke shënuar në total 39 gola me Los Blancos.

Mbrojtësi holandez i Bajernit Matijs De Ligt u dëmtua dje në Kupë ndaj Sarbryken dhe do të mungojë disa javë.

Llapi-Fushë Kosova 2-2 dhe Liria e Prizrenit- Dukagjini 1-1 ishin dy sfidat e sotme të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

Samir Ujkani i cili i dha fund karrierës aktive dje në moshën 35-vjeçare, është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit te përfaqësuesja e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj.

UEFA ka ndëshkuar Serbinë që të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në shtëpi për Euro 2024 në një impiant tërësisht të boshatisur. Paralelisht UEFA gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë me 90 mijë euro. Shkaku sjelljet e papranuara të tifozerisë së saj përgjatë duelit me Malin e Zi.

Deshamps foli sërish për mos ftesën e Benzemas në Kupën e Botës ‘Katar 2022’: “Zgjedhjet e mia janë zgjedhje sportive. Do të doja të hyja në detaje, por nuk e di nëse ky është vendi për të treguar historinë e asaj që ndodhi në Doha gjatë Kupës së Botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!