Verstapen absolut, Perez dështon në shtëpi, në podium edhe Hamilton e Leklerk

Para më shumë se 400 mijë spektatorësh, Formula 1 zhvilloi sot në Meksiko garën e 20-të sezonale. Me Leklerk në pole dhe Sainz pas tij, starti pa si triumfator që në metrat e para, kampionin e botës Maks Verstapen. Të njëjtën gjë tentoi të realizonte edhe piloti i shtëpisë Serxhio Perez por meksikani u përlas në kthesë me Leklerk dhe doli nga gara duke lënë në dëshpërim fansat e tij të shumtë.
Gara vijoji në rrjedhën e saj të zakonshme ndërsa nga ‘prapavija’ Magnusen u përplas me muret rrethuese duke bërë që flamuri i kuq të behëj pjesë e pasdites meksikane (ora 14:00 lokale) .
Në fund ndërsa Verstapen me Red Bull preu finishin si fitues i Çmimit të Madh të Meksikës, vendi i dytë i takoi 7 herë kampionit të Botës Luis Hamilton me mercedes. Britaniku pak xhiro nga fundi parakaloi Leklerk me pilotin e Ferrarit që u rendit i tretë.
- M. Verstapen (RED BULL)
- L. Hamilton (MERCEDES)
- Sh. Leklerk (FERRARI)
- K. Sainz (FERRARI)
- L. Norris (MCLAREN)
- Xh. Rasëll (MERCEDES)
- D. Riçiardo (ALPHA TAURI)
- O. Piastri (MCLAREN)
- A. Albon (WILLIAMS)
- E. Okon (ALPINE)
- P. Gasli (ALPINE)
- L. Sargeant (WILLIAMS)
- Y. Tsunoda (ALPHA TAURI)
- N. Hulkenberg (HAAS)
- V. Botas (ALFA ROMEO)
- G. Zhou (ALFA ROMEO)
- Tërhequr. L. Stroll (ASTON MARTIN)
- Tërhequr F. Alonso (ASTON MARTIN)
- Tërhequr K. Magnussen (HAAS)
- Tërhequr S. Perez (RED BULL)